Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kultivonte kanabis, arrestohet një 68-vjeçar në Malësi të Madhe


Policia ka arrestuar një 68-vjeѯar i cili tentoi të kultivonte në tokë publike kanabis.

68-vjeçari u kap teksa tentoi në fshatin Shegan të kultivonte 62 rrënjë kanabis.

Ai dyshohet gjithashtu edhe si autor i kultivimit të 103 fidanëve në fshatin Gashaj, bimë të asgjësuara më 24 gusht nga policia.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë, duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. K., 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”-thuhet në njoftimin e policisë.