Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, për Tiranën, drejtimi politik i fushatës i është besuar Elisa Spiropalit në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.
Menjëherë pas kësaj zgjedhjeje, ka reaguar Elisa Spiropali.
Ajo shprehet në rrjetet sociale se është e nderuar të marrë këtë detyrë. Spiropali thotë se objektiv i skuadrës së PS në zgjedhjet e 2025 do të jetë fitorja.
“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.
E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!
Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë.
Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat.
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030”, shkruan Spiropali.