SPAK ka dhënë pretencën ndaj katër personave lidhur me atentatin e dështuar ndaj Xhevdet Plakut, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2023.
Për Rexhep Ranin i njohur dhe si Kep Arapi SPAK ka kërkuar 7.6 vite burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi me 5 vite burg. Për nipin e tij Algert Rapin, SPAK ka kërkuar 7.4 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi me 4.8 vite burg.
Për ish-shefin e Krimeve në Komisariatin 6 Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin SPAK ka kërkuar gjithashtu nga 7.4 vite burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar janë kërkuar nga 4.8 vite burg.
Xhevdet Plaku i njohur me nofkën Akili u nxorr në pritë nga Dedan Gjoni e Rexhep Arapi ndërsa njihej si koka e një grupi kriminal që vepronte në Itali, Belgjikë e Holandë. Sipas vendimit të gjykatës së Durrësit Plaku ka vrarë në vitin 2003 Saimir Sinën në Spitallë të Durrësit.