Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen për shpifje, GJKKO rrëzon padinë ndaj Salianjit dhe Murrizit


GJKKO ka pushuar çështjen penale ndaj Ervin Salianjit dhe Myslim Murrizit, të cilët akuzoheshin nga Fredi Kokoneshi për “shpifje”.
Kokoneshi kërkonte nga GJKKO të shpallte fajtorë deputetin demokrat Salianji dhe ish-deputetin Murrizi, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 328 pika 1, shkronja ç) dhe f) dhe 59 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 66, shkronja dh) dhe 120 të Kodit Penal, me vendimin nr.50, datë 10.09.2024 vendosi:

1. Pushimin e çështjes penale me nr. 70, datë regjistrimi 04.04.2024, me palë:

I dëmtuar akuzues: Shtetasi Fredi Kokoneshi;

Të akuzuar: Shtetasi Myslym Murizi dhe shtetasi Ervin Salianji;

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit, sipas parashikimeve të nenit 66, shkronja dh) të Kodit Penal, dhe për këtë shkak, në referim te nenit 328, pika 1, shkronja f) të K.Pr.Penale, nuk mund të vazhdojë.