Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Kukës, humb jetën 46-vjeçari, shpëton e bija e mitur


Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksident të ndodhur në Kukës te Ura e Topojanit.

Viktima me iniciale A.I. ka humbur kontrollin e makinës tip “Mitsubishi” duke dalë nga rruga. Nga aksidenti është plagosur vajza e  mitur e cila është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në Korçë dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Dvoran rreth orës 11:00. Nga aksidenti janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital.