Vendosni fjalën kyçe....

PD presion SPAK-ut për Berishën, deputetët protestë para godinës


Partia Demokratike kërkon të ushtrojë presion për Prokurorinë e Posaçme në ditën kur Sali Berisha do thirret nga prokurorët për të dëgjuar akuzën.

Kreu i Grupit Parlamentar ka dërguar mesazh për deputetët që të mblidhen te godina e SPAK-ut.

Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.