Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot në stadiumin “Air Albania” me një ndeshje vendimtare në kuadër të Grupit B1 të Ligës së Kombeve. Një fitore në këtë takim do ta poziciononte Shqipërinë si një nga kandidatët kryesorë për të fituar grupin dhe për të ngjitur në Ligën A. Fitorja do ta afronte gjithashtu ekipin me një vend në play-off-in e Botërorit 2026.
Trajneri Silvinjo ka ruajtur formacionin e njëjtë që përdori në përballjen kundër Ukrainës, duke vazhduar me të njëjtën taktikë që ekipi zhvilloi me sukses në ndeshjen e Pragës. Ndryshimi i vetëm është aktivizimi i Arbër Hoxhës nga minuta e parë, duke zëvendësuar Laçin, i cili do të jetë në pankionë në këtë duel.