Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Berisha është kreu i PD-së, bashkimi ka ndodhur dhe në terren


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në emisionin “A Show” në Syri TV foli për zhvillimet në selinë blu dhe përgatitjen për zgjedhjet.

Tabaku është shprehur se Berisha është vendosur nga demokratët dhe ka një vendim gjykate që e ka mbyllur këtë çështje një herë e mirë, ne sot duhet të ecim përpara dhe të mos kthehemi më pas.

“Unë jam në PD, kam qenë dhe jam në grupin parlamentar të PD, kisha preferuar kohët e fundit duke shtrënguar dhëmbët duke menduar se ky debat i brendshëm i jepnin kënaqësi dhe kundërshtarit.

Nuk kishte kënaqësi më të madhe që debati  i brendshëm të shkonte në foltoren e kuvendit. Ka qenë një 3 vjeçar shumë i vështirë i PD dhe jemi në kushtet që PD është bashkuar. Nuk është shuar çdo gjë dhe nuk jemi në kushtet më optimale por bashkimi ka ndodhur dhe kam kërkuar që të shkojmë me një ofertë politike që ka ndodhur tani.

PD duhet të ecë përpara me dinjitet ashtu si kanë vendosur demokratët drejtë zgjedhjeve që janë shumë të vështira dhe duke mbyllur këtë fazë tranzicioni. Ky bashkim nuk është mekanik dhe ky bashkim po ndodh në terren dhe për shuam demokratë dhe qytetar ka një prioritet që është ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Berisha është vendosur nga demokratët dhe ka një vendim gjykate që e ka mbyllur këtë çështje një herë e mirë, ne sot duhet të ecim përpara dhe të mos kthehemi më pas”-deklaroi Tabaku.