Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Mësohet se janë qëlluar për vdekje xhaxhai dhe nipi i tij, të cilët janë identifikuar si Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.
Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave.
Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj pritet të dalë në një deklaratë për median lidhur me krimin e rëndë.