Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Roskovec, viktimat po pinin kafe në lokalin e tyre në momentin kur u qëlluan me breshëri


Vrasja e dy personave me breshëri plumbash automatiku ka tronditur Roskovecin pasditen e kësaj të marte.

Sipas raportimve të gazetarëve në media, shkak për krimin e dyfishtë mësohet të ketë qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe viktimave mbrëmjen e kaluar.

Dëshimtarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur gjithashtu se mes familjeve kishte konflikte.

Sot, autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat.

Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodheshin në lokalin pronë e tyre në qendër të fshatit Kurjan të Roskovecit, kur janë ekzekutuar nga Kuka.