Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen emrat e 53 ekspertëve pjesë e Komisionit Antikorrupsion të Fatmir Xhafajt


Janë zbardhur emrat e 53 ekertëve që d jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Pjesë e këtij komisionit do jenë pedagogë të drejtësisë, përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile, raporton Shqiptarja.

Mes tyre janë bashkëshortja e Sokol Olldashit, Enkelejda Olldashi, Bledar Dervishaj, ish-këshilltari i Ilir Metës kur ky  i fundit ishte president, Aurela Anastasi, pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi. , Klesta Hysi, vajza e Vasilika Hysit, Aranita Brahaj e Ope Data, etj.

Pak ditë më parë, ambasada amerikanë mbështeti komisionin e Xhafajt. Në një shënim në X, ambasada tha se do angazhohej në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhej në reagimin e ambasadës.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri tani e ka bojkotuar punën e komisionit.

Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë

MIRËQEVERISJA

 1- Eralda Met’hasani – FDUT – Departamenti se drejtes publike

 2- Klesta Hysi – FDUT – Departmenti se drejtes publike

3- Eniana Qarri – FDUT – Departamenti se drejtes civile

4- Etleva Bajrami – FEUT – zv. Dekane

5- Eglantina Zyka – FEUT – Departamenti i Statistikes & Informatikes

6- Andi Dura – UET – Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike

7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG

 8- Geron Kamberi – ShC – CSDG

 9- Blerta Kalavace – ShC – IRC/Idra Research & Consulting

10- Aranita Brahaj – ShC – AIS/Open data

11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD

12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub

13- Zef Preci – ShC – QSHKE

14- Marsel Llukmani – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

15- Florjan Hasko –biznes – IÇ/International Chamber of Commerce

16- Vilma Shurdhi – Avokati i Popullit – Komisionere

17- Qeram Çibaku – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

ANTIKORRUPSIONI

18- Fjoralba Caka – FDUT – Departamenti se drejtes civile

19- Jonida Rustemaj – FDUT – Departamenti se drejtes civile

20- Enkelejda Olldashi – FDUT – Departamenti se drejtes publike

21- Ilda Mucmataj – FDUT – Departamenti se drejtes publike

22- Ledjon Shahini – FEUT – Pergiegiese Departamenti Ekonomis

 23- Mirela Miti – FEUT – Pergiegjese e Departmentit te Kontabilitetit

24- Sofjana Veliu – UET – Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike

25- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG

26- Krisela Hackaj – ShC – CDI/Dreitore Ekzekutive

27- Nirvana Deliu – ShC – Hulumtuese Politikash, EM-AL

28- Erisa Proko – ShC – Qendra “Instituti Per Zhvillim Strategjik”

29- Auron Pasha – ShC – Idra Research & Consulting

30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub

31- Ened Topi – biznes – IÇ/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal

32- Mirlind Polovina – biznes – BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

33- Arber Basholli – Institucion i pavarur – ILDKPI – SP

34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

36- Bledar Mustafaraj – Institucion i pavarur – Kontrolli i Lartë i Shtetit

SUNDIMI I LIGJIT

37- Erjon Muharremaj – FDUT – Departamenti i se drejtes publike

38- Aurela Anastasi – FDUT – Departamenti i se drejtes publike

39- Nadia Rusi – FDUT – Departamenti i se dretes publike

40- Skerdian Kurti – FDUT – Departmenti i se drejtes penale

41- Mariel Frroku – FEUT – Departamenti i Finances

42- Luan Veliqoti – Universiteti “LUARASI – Departamenti i se Drejtes Penale

43- Emilio Çika – UMSH – Fakultetit i Drejtesise;

44- Juelda Lamçe – UET – Dekane e FSHJPMN

45- Olta Aliaj – Avokati i Popullit – Komisionere

46- Gledis Gjipali – ShC – Dretor Ezekutiv – EM-AL

47-Ilvana Dedja – ShC – CSDG

48- Mirsada Hallunaj – ShC – CSDG

49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri

50- Gerti Shella – ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)

51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP

52- Ina Xhepa  -ShC-Qendra Europiane

53- Oltion Dano – Biznesi – IÇ/Studio ligjore “Kalo & Associates”