Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën 40-vjeçari


Një 40-vjeçar me iniciale Sh.Ll, ka humbur jetën pas një aksidenti në rrugën Kryezi-Iballë të Fushë Arrëzit.

Viktima dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.

Njoftimi

“Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Në rrugën Fier-Lushnjë, një motoçikletë ka përplasur një kalimtare.

Nga përplasja te Kryqëzimi i Savrës janë plagosur këmbësorja dhe drejtuesi i motomjetit Riza Çela, banues në Ngurrëz, i cili shkonte në Lushnjë për të shitur qumështin.