Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Tiranë, ku një motor ka përfunduar në lumin Lana gjatë një ndjekjeje nga policia. Drejtuesi i motorit, i cili ishte person në kërkim, po përpiqej t’i shpëtonte kapjes kur humbi kontrollin dhe ra në lumë.
Pas aksidentit, ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.