Vendosni fjalën kyçe....

Berisha niset për në SPAK: Edi Rama s’do na përkulë, jemi më të motivuar se kurrë


Ish-kryeministri Berisha tha për mediat se ishte më i motivuar se kurrë.

Në një deklaratë për mediat para nisjes për në SPAK tha se nuk do ndodhë më kurrë që kryeministri Rama t’i caktojë PD-së kreun e partisë, as kryeministrin.

Berisha tha gjithashtu se synimi i PD-së është rotacioni i pushtetit e sigurimi i votës së lirë.

“Nga SPAK pres një trillim fund e krye. Jemi më të motivuar se kurrë. Këtë do Edi Rama, që unë të mos jem kandidat për kryeministër, nuk do mund t’ia caktojnë kurrë, as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot jemi forca politike më sovrane. Duam t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, rrëzimin e rregjimit të Edi Ramës.” – tha Berisha.