Vendosni fjalën kyçe....

Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy vizitë në Ukrainë, Zelensky iu bën thirrje për marrjen e ‘vendimeve të forta’


Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony dhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, mbërritën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Blinken dhe Lammy u pritën në stacionin e trenit në Kiev nga zyrtarët ukrainas. Ata do të marrin pjesë në Samitin e 4-t të Platformës së Krimesë e cila do të mbahet në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrje për marrjen e “vendimeve të forta” ndërsa ka përsëritur kërkesën e tij për leje për të përdorur raketa me rreze të gjatë brenda Rusisë, raportoi agjencia e lajmeve PA, përcjell The Guardian.

Zelenskiy tha: “Do të kem një bisedë pak më vonë me të (Blinken) dhe ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Nuk e di të gjitha detajet e bisedës sonë. Do të jem i gatshëm të jem i hapur dhe i sinqertë pas këtyre konsultimeve.

Nëse jam optimist për vendimin e tyre për të na dhënë leje për të përdorur armë me rreze të gjatë, është për të ardhur keq që kjo nuk varet nga optimizmi im. Varet nga optimizmi i tyre. Le të shpresojmë për disa vendime të forta mbi këtë.

Për ne është shumë e rëndësishme për sot. Gjithsesi, do t’ju tregoj pas takimit dhe gjithsesi po mbështetem në dialogun tim me Presidentin (Joe) Biden këtë muaj.”

Ai gjithashtu tha se një “plan fitoreje” që ai dëshiron t’i prezantojë Joe Biden-it këtë muaj do të forconte Kievin.

“Nëse partnerët e mbështesin atë (planin), do ta bëjë më të lehtë për Ukrainën që të detyrojë Rusinë të përfundojë luftën,” tha presidenti ukrainas.

“Për çfarë është ky plan? Është një forcim serioz i Ukrainës dhe, sipas mendimit tim, do të ketë një ndikim si psikologjik ashtu edhe politik… mbi vendimin e Rusisë për të përfunduar këtë luftë.” tha ai.