Vendosni fjalën kyçe....

Hasani takim me homologun hungarez Szijjarto: Prioritet procesi i integrimit në BE


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, ku theksi u vendos në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë deklaratës për mediat, Hasani vlerësoi rolin e Szijjarto në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe theksoi praninë e fuqishme të Hungarisë në tregun shqiptar.

“Urime Hungarisë për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE. Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta,” u shpreh Hasani, duke vlerësuar vizionin strategjik të Hungarisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e këtij procesi për rajonin.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, kreu i diplomacisë shqiptare tha se Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.

Hasani theksoi se Presidenca hungareze e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër, Hasani e konsideroi vizionin strategjik të Hungarisë për rajonin si të frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues.

Ministri i jashtëm shqiptar tha se të dy vendet mbeten angazhuara për instensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.