Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar nga SPAK-u për dosjen “Revanshi”, vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Lezhës


Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë Lezhë është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Mitri ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

Gazetarja Klodiana Lala, në rrjetet sociale ka raportuar për vetëdorëzimin  duke postuar edhe foton e Mitrit i shoqëruar nga avokati i tij. 

Henerigert Mitrit u zbulua gjatë zhvillimit të operacionit ‘Revanshi’ nga SPAK në maj të këtij viti. Në cilësinë e drejtorit të policisë së Lezhës ai zhvillonte aktivitete të paligjshme si të kultivimit të kanabisit dhe lojërave të fatit. Mitrit iu caktua masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Mitri i cili kishte i pari qasje për koordinatat e Guardia di Finanzia që bënte kontrollet nga ajri nxirrte më pas urdhrat për kryerjen e tyre.

Mitri bashkëpunonte me Klodian Shahinin e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunonte edhe me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativës në një rast në Mirditë.

Në operacionin “Revanshi” SPAK-u firmosi 50 urdhra arresti duke goditur një seri elementësh kriminalë të cilët bashkëpunin edhe me strukturat e policisë.