Vendosni fjalën kyçe....

Ish-polici hyn me makinë në agjencinë funerale të ish-bashkëshortes, pamjet tronditëse (Video)


Një ish-polic është arrestuar në Britani pasi provoi të vriste ish-gruan duke u futur me makinë në biznesin e saj.

Pamjet tmerruese të kamerave CCTV tregojnë shpejtësinë dhe frocën me të cilën William McBurnie u fut përmes derës së agjencisë së funeralit të ish-bashkëshortes Zoe Turnbull dhe nënën e saj 71-vjeçare, Beverley. 57-vjeçari la të plagosura të dyja gratë teksa u përpoq t’i vriste në sulmin në dhjetor 2022, në Jedburgh, Roxburghshire.

Gjykata dëgjoi se McBurnie, një ish-shofer dhe instruktor me Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut, kishte pirë uiski që nga ora 6 e mëngjesit në ditën e sulmit.

Makina e tij u ngjit në trotuar, u përplas përmes dy vazove të mdha me lule dhe më pas me vetratën e agjencisë duke bërë që xhami të fluturonte dhe të godiste tavolinën e zyrës.

Pamjet e kamerave CCTV të incidentit tregojnë se sa afër McBurnie arriti t’i godiste të dyja gratë ndërsa ato dëshpërimisht u shtrënguan pas mureve anësore të zyrës.

Teksa ai doli nga rrënojat, dy gratë u panë në sfond duke u përqafuar me njëra-tjetrën jashtë dyqanit.

Ai e kishte bombarduar ish-bashkëshorten me mesazhe të padëshiruara, telefonata dhe emaile dhe ishte kthyer herë pas here në zyrën e saj duke i lutur që të rifillonte marrëdhënien e tyre.