Vendosni fjalën kyçe....

Klosi e Çuçi zbatojnë porosinë e Ramës, zbresin në Vlorë, synojnë 9 deputetë në qark


Deputeti Bledi Çuçi dhe tashmë drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Vlorës së bashku me paraardhësin e tij në këtë qark Blendi Klosi kanë vënë në zbatim porosinë e Edi Ramës. Ata kanë zbritur menjëherë në terren për të punuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Çuçi tha se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të synohet të merren 9 mandate deputetësh në këtë qark.

Çuçi, i cili u caktua si drejtues politik në qarkun e Vlorës, duke zëvendësuar Blendi Klosin, tha se PS është një organizëm në zhvillim, ndërsa theksoi se sapo kemi dalë nga një proces rienergjizimi.

Klosi tha se objektivi ynë në Vlorë është të marrim 9 nga 12 mandatet, një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur për tu arritur.

Ata do zhvillojnë një takim me strukturat e Partisë Socialistë në Vlorë.