Vendosni fjalën kyçe....

Pse e shantazhoi Marklen Haka Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj?


 

 

Në datën 4 shtator, Hashtag. al publikoi një lajm se SPAK kishte filluar një operacion të rëndësishëm arrestimesh.

Ky operacion dështoi atë ditë, por u finalizua tre ditë më pas me arrestimin e të shumë kërkuarit Marklen Hakaj.

Për të mos patur dekonspirim, SPAK, mbajti informacioin të fshehtë nga pjesa dërrmuese të anëtarëve të RENEA-s, ndërsa në Policinë e Shtetit askush nuk e dinte drejt kujt drejtohej ky aksion.

Pas arrestimit, Marklen Haka, në momentin që ishte në oborrin e policisë së Tiranës, konçidoi me vet drejtorin e Tiranës Tonin Vocajn.Pamjet filmike të këtij momenti të regjistruara nga mediat, tregonin se Marklen Haka diçka i tha Tonin Vocajt.

Media spekuloi sikur Haka e kishte sharë dhe ofenduar me fjalor vulgar Vocajn, por Hashtag.al, është informuar nga dëshmitarë okularë të këtij momenti dhe ka mësuar se në fakt, Marklen Haka nuk e ka fyer Tonin Vocajn, por e ka shantazhuar atë në mënyrë mafioze.

Mos u mërzit, se pas meje ti e ke rradhën!” – kjo është fraza ekzakte që Markelen Haka i tha Vocajt gjatë përballjes.

Ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka pasur në mendje Marklen Hakaj me këtë frazë drejtuar Vocajt./ Hashtag.al