Vendosni fjalën kyçe....

Seanca ndaj Berishës e Malltezit, policia rrethon SPAK-un


Forca të shumta policie janë mbledhur para godinës së SPAK-ut ku ish-kryeministri Berisha e dhëndri i tij Malltezi do mësojnë akuzën lidhur me çështjen për të cilën po hetohen, privatizimin e mjediseve të ish-klubit Partizani.

PD-ja ka thirrur një protestë para SPAK-ut, ku do marrin pjesë deputetët e grupit parlamentar dhe militantë.

Berisha është në arrest shtëpie që në dhjetor 2023. Edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ka të njëjtën masë sigurie.

Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, duke përfituar gnga lehtësimet ligjore  të qeverisë të drejtuar nga Berisha.

Berisha i ka hedhur poshtë akuzat si të motivbuara politikisht. Ai ka akuzuar SPAK-un dhe kreun e tij Dumani se veprojmë me udhër të kryeministrit Rama, që synon të eliminojë opozitën nëë vend.

Berisha e Malltezi kanë deklaruar se ka qenë kryeministri Rama që me aktet ligjore të miratuara nga qeveria e tij ka mundësuar ndryshimin e destinacionit të terreneve të ish-klubit Partizani në zonë ndërtimi.