Vendosni fjalën kyçe....

“SKAP prokurori politike private e Edi Ramës, arresti im antikushtetues e pa asnjë provë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kreun e SPAK-ut Altin Dumani para hyrjes në seancë ku do mësojë akuzat zyrtare ndaj tij prej prokurorëve të çështjes Kraja e Millonai.

Ai e quajti SPAK-un prokurorinë politike private të kreut të qeverisë ndërsa kallëzimin ndaj tij të bërë nga Taulant Balla, të rremë.

Ish-kryeministri shtoi se me dosjen “Partizani” SPAK ka krijuar piramidë mashtrimi dhe ka fshehur e manipulur qindra dokumente publike.

“Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. SKAP, me dosjen Partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dhe la në burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim.” – tha Berisha.