Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u i komunikoi zyrtarisht akuzën, Malltezi: Duhen mëshiruar për ku e kanë ulur veten


SPAK i ka komunikuar sot zyrtarisht akuzën dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ku qëndrimi i tij brenda këtij institucioni ka zgjatur vetëm 5 minuta.

Malltezit i janë komunikuar akuzat ‘korrupsioni pasiv’ ‘pastrim parash”

Me kapele në dorë dhe me dosjen e akuzës, pasi doli nga SPAK, Malltezi, ashtu si Berisha, sulmoi SPAK-un:

“Duhen mëshiruar për ku e kanë ulur veten. Të njëjtat (akuza) që kanë nisur. Jemi në situata afërmëndsh” tha Malltezi.Pas daljes nga SPAK, vetë Malltezi tha se akuzat ndaj tij dhe Berishës janë gënjeshtra të trasha.