Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme, tek qendra tregtare ‘Lobby Home’ pranë TEG.
Pas rënies së zjarrit, u evakuuan njerëzit që ishin brenda ambienteve të biznesit.
Zjarri ka rënë tek sistemet e kondicionimit, ndërsa është shuar pas pak minutash.
Edhe policia, me një deklaratë zyrtare, ka sqaruar ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) Lobby Home ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.