Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 2025-ës/ Këlliçi: Oferta e PD-së më e mirë se e PS-së, po hyjmë në zgjedhje për të fituar


Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se oferta e PD është më e mirë sesa ajo e PS-së në zgjedhjet e 2025.

Këlliçi theksoi se PD hyn në zgjedhje për të fituar. Ai shtoi se PD kërkon zgjedhje të lira e qeveri teknike.

 “Akuza ndaj Berishës orkestrim nga qeveria. Akuzat janë për të dekurajuar opozitën e vendit. Berisha goditet që të dobësohet PD. Oferta e PD është shumë më e mirë sesa ajo e PS. Personat që janë nga PS janë ose kandidatë për SPAK ose hajdutë. Te asnjë drejtues politik i Partisë Demokratike nuk ka asnjë akuzë. PD mori 600 mijë vota pa logo. Kërkojmë qeveri teknike për zgjedhjet e 2025.

PD është në aksion, është në protestë në Kashar-Thumanë, përpara Bashkisë Tiranë dhe poshtë shtëpisë së liderit tonë, Sali Berisha. PD hyn në zgjedhje për të fituar dhe për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët. Vota e diasporës është jetike. Programi i Partisë Demokratike është drejt fundit dhe do jemi gati për fushatën dhe zgjedhjet”, deklaroi Këlliçi.