Vendosni fjalën kyçe....

Afera “Partizani”, SPAK merr të pandehur edhe Xhimi Begejan


SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës. 

Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, si pjesë e hetimit të së njëjtës dosje, gjatë ditës së djeshme iu janë komunikuar akuzat edhe Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

SPAK ka zyrtarisht katër të pandehur për çështjen Partizani, që janë: Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja.