Kreu i Demokratëve Atlantikë Lulzim Basha tha në hyrje të seancës plenare se ky sesion nis me bashkëpunimin Rama-Berisha.
Ai tha se prej një viti ai dhe deputetët demokratë që e mbështesin kanë depozituar në Kuvend ligjin për vettingun e politikanëve.
“Në dorëzimin e projektligjit që mbahet në sirtar kemi propozuar edhe heqjen e imunitetit të deputetëve që deputetët e qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.” – tha Basha.