Vendosni fjalën kyçe....

Dubai po ndërton laboratorin futuristik që synon të shndërrojë të ardhmen


Kreu i “Fondacionit Dubai Future” shpjegon se si është duke parashikuar, përgatitur dhe krijuar të ardhmen

“Zakonisht, hendeku midis revolucioneve industriale është rreth 100 vjet,” thotë H.E. Khalfan Belhoul, kreu i “Fondacionit Dubai Future” (DFF). Por me Revolucionin e Pestë Industrial (5IR) që pason vetëm 10-20 vjet nga i katërti, “hendeku është shumë më i vogël”.

Ky ritëm i përshpejtuar i ndryshimit po ndodh në një sfond sfidash të papara për njerëzimin: ndryshimi i klimës, plakja e popullsisë dhe ndikimi i AI (Inteligjencës Artificiale).

DFF është “laboratori i Dubait”, thotë Belhoul, ku futuristët mblidhen për të trajtuar këto megatrende ballë për ballë. Së pari, duke parashikuar atë që po vjen. Së dyti, duke ushqyer zgjidhje inovative përmes një përzierjeje të rregulloreve të zhdërvjellëta, financimit dhe partneriteteve.

Qëllimi përfundimtar është të shndërrohet Dubai në qytetin kryesor të së ardhmes, një vatër e të menduarit futurist ku idetë e pamundura bëhen të mundura, në mënyrë që ato të përhapen në gjithë botën.

Harta e së ardhmes

“Para se të bëjmë diçka, duhet të kuptojmë se ku po shkon e ardhmja”, thotë Belhoul.

Ekipi më i mirë i studiuesve vendas të DFF-së punon rregullisht me kolegë ndërkombëtarë përmes programit të tij Global Futures Society, rrjeti më i madh futurist në botë, që përfshin institucionet kryesore ndërkombëtare që merren me dizajnin e ardhshëm dhe planifikimin strategjik.

DFF gjithashtu pret Forumin vjetor të së ardhmes në Dubai, duke mbledhur “futuristët, praktikuesit e largpamësisë, udhëheqësit e mendimit dhe ekspertët nga akademia dhe industri të ndryshme” nga mbi 100 vende.

Belhoul citon AI, lëvizshmërinë autonome, blockchain-et dhe ndryshimet klimatike si tema që aktualisht kanë pushtuar futuristët.

Por ai gjithashtu thekson “mundësinë e madhe me lëndët”, në veçanti, pakësimin e mbetjeve plastike – pjesërisht duke shpikur lëndë të reja, më të sigurta duke shfrytëzuar printimin 3D dhe nanoteknologjinë.

Vëshgimet e nxjerra nga puna e DFF-së përhapen për të informuar politikat publike dhe strategjinë e biznesit – por ndoshta më e rëndësishmja, për të frymëzuar inovacionin.

Inkubimi i ideve

Fondacioni është aktiv në krijimin e një mjedisi të favorshëm për shpikësit, sipërmarrësit dhe investitorët që kërkojnë të zgjidhin sfidat e së ardhmes – atë që Belhoul e quan “hapësirë ​​nisjeje për ide”.

Dhe kjo fillon me “rregullore miqësore”, thotë ai.

Mbikëqyrja e tepërt mund të mbysë inovacionin, ndërsa shumë pak rregullore rrezikon t’i lërë të pazhvilluara zgjidhjet para se të jenë gati. Dubai ka përshtatur një qasje të shkathët, duke krijuar hapësirë ​​për eksperimente, por brenda mjediseve të mbikëqyrura.

Pjesë e Axhendës Ekonomike të Dubait, ‘D33’ – e cila synon të dyfishojë PBB-në e Emiratit brenda një dhjetëvjeçari – është nisma kryesore Sandbox Dubai. Programi lidh startup-et me rregullatorët për të zgjidhur çështjet e pajtueshmërisë gjatë zhvillimit dhe për të përshtatur politikat e ardhshme për fillimin.

“Si mund ta bëjmë shpërndarjen me dron të sigurt për njerëzit?” – sjell Belhoul si shembull.

“Duhen djemtë e aviacionit në tryezë, duhen rregullatorët, duhet investitorët dhe madje edhe sipërmarrësit që po ndërtojnë dronët.”

Duke bashkuar pikat e palëve të interesuara që në një fazë të hershme, biznesi mund të rritet shumë më shpejt – duke siguruar që themelet e nevojshme të jenë vendosur.

E gjithë kjo është pjesë e asaj që Belhoul thotë se është një filozofi për të pasur një “qeveri aftësuese që vepron si një platform, që krijon shpresë për novatorët që vërtet të lulëzojnë dhe të begatohen”.

Por ka edhe dy pjesë kyçe të enigmës: kapitali dhe talenti.

Katalizimi i zgjidhjeve

Me Fondin e së Ardhmes së Dubait, DFF përdor kapitalin e saj të konsiderueshëm për të hequr rrezikun e asaj që mund të jetë një zonë e paqëndrueshme, në mënyrë që të tërheqë financime të mëtejshme private.

“Ne në fakt investojmë drejtpërdrejt në startup, por gjithashtu ankorojmë fondet rajonale,” shpjegon Belhoul.

“Dhe ne kërkojmë gjithashtu fondet globale që gjithashtu kanë një pikëpamje pozitive për rajonin.”

Fondi “katalizon ekosistemin e inovacionit”, shton ai. Ndërsa më shumë histori suksesi dalin nga Dubai, më shumë investitorë ndërkombëtarë vijnë – duke prodhuar më shumë histori suksesi.

DFF gjithashtu sjell talente në Emirate.

“Përshpejtuesit e së ardhmes  së DFF-së sjellin në Dubai startup-et nga e gjithë bota për të zgjidhur sfidat e sektorit publik, duke nisur nga automatizimi i vizave të qëndrimit deri te prodhimi i ujit me energji diellore.

Pjesëmarrësit e suksesshëm punojnë me partnerë rajonalë për të pilotuar, komercializuar dhe shkallëzuar zgjidhjen e tyre, duke ndërtuar rrjete me kolegë të ngjashëm dhe klientë potencial gjatë rrugës.

Dhe programet arsimore të DFF-së thellojnë grupin e talenteve. Dubai Future Academy drejton kurse në tema të përendruara në të ardhmen si AI, robotika dhe të menduarit sistematik.

Ndërkohë, “One Million Arab Coders” ofron trajnim falas për studentët në të gjithë botën arabe në gjithçka, nga njohuritë bazë dixhitale deri te zhvillimi i aplikacioneve dhe mësimet e makinerive.

“Filluar nga Dubai, po për gjithë botën”

Ashtu siç Belhoul e sheh DFF-në si një katalizator në ekosistemin e inovacionit të Dubait, ai e sheh Dubain si një katalizator për shndërrimin global. Qëllimi është të përshkallëzohen risitë e emiratit nga jashtë.

“Duke filluar nga Dubai, po për botën”, thotë ai.

Fillon me një politikë largpamëse, të përqendruar në sfidat më të mëdha të njerëzimit; një kuadër rregullator i shkathët dhe i zhdërvjellët; dhe kapitalin dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar dhe shkallëzuar zgjidhjet.

“Me këtë lloj mendësie, mendoj se qielli është kufiri se sa Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë,” përfundon Belhoul.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani