Vendosni fjalën kyçe....

“Emërimi i kreut të ri të Gardës i paracaktuar” – Bardhi akuza socialistëve


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi denoncoi qeverinë për paracaktim të kreut të ri të Gardës, Ermal Onuzi.

Bardhi tha se socialistët po miratojnë ligje me porosi dhe se korrupsioni politik është ngritur në sistem.

“Për Drejtorin e ri të gardës së Republikës. Do të kërkoj diçka se për ju korrupsioni politik nuk është procedurë në mars të 2023 kur ju miratoni ndryshimet e kritereve për gardën e republikës ju kanë thënë që është investim për të zgjedhur një njëri që vinte nga jashtë sistemit dhe votuat me porosi të Ramës dhe emri u zgjodh me konkurs të hapur, dhe nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh  74 kolegë të mazhorancë të votojnë për interesat e një individi. Ky është korrupsion. Ligjet me porosi janë kthyer në traditë në këtë mazhorancë, dehe në normalitet. Të ngriti një komision etike si erdhi ligji dhe kush e solli dhe opozita do ndjek rrugët e veta ligjore”, tha ai.