Vendosni fjalën kyçe....

“Fantazi malinje, fletërrufe politike” – Rama akuza opozitës për interpelancën mbi mbetjet toksike


Fantazi malinje dhe fletërrufe i ka quajtur kryeministri Rama ato nga opozita që kërkoi interpelancën lidhur me mbetjet toksike.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se telenovela e mbetjeve toksike ishte vijim i ngjarjes së Pogradecit ndërsa theksoi se organizata ndërkombëtare që denoncoi e para çështjen e mbetjeve ka vënë në dyshim mundësinë që një sasi mallrash të dala nga Shqipëria të jenë mbetje toksike.

“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interplenacë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi. Vetë organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.  Qysh në fillim agjensitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdonë sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye”, tha ai.