Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e 4 gushtit në zgjedhjet e Himarës, KQZ mandaton Vangjel Tavon


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dhe i hap rrugë betimit të tij.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e sotme  “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.