Deputetja demokrate Hoti akuzoi ministren e Infrastrukturës Balluku për abuzime në autostradën Thumanë-Kashar.
Në interpelancën e kërkuar nga PD-ja, demokratja tha se projekti fillestar ishte ndryshuar nga Balluku në shkelje të ligjit për llogari të oligarkut që ka ndërtuar rrugën.
“Në prill të vitit 2018 pasi ishte marrë miratimi dhe ishte bërë alokimi i fondeve shpallet procedura për dhënien me koncesion të rrugës Thumanë-Kashar me 13 vite me fond limit 245 milionë euro, me detyrimin financiar që shteti t’i bënte një pagesë fikse vjetore e cila do të përcaktonte me ofertën e paraqitur. Me këtë procedurë shpallet fitues kompania Gener 2 me ofertë 225 milionë euro. Kalimi nga PP në koncesion duhet të bëhej me një procedurë të re tenderuese. Ju sot pranuat se Projekti ka 4 nyje e keni te dokumente standarde tenderi. Ti nuk je qartësuar. Në cilin nen te ligjit për koncesionet ju jeni bazuar të ndryshoni projektin. Në fakt ju punoni gjatë por sa të bëjë xhiro në makinë të shkoje te banorët. Projekti kishte nyje në Thumanë por e ndryshove në kundërshtim me ligjin për llogari të oligarkut. Kontrata koncesionare Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur koncesioni, ku duan të pasurojnë oligarkët.” – tha Hoti.