Vendosni fjalën kyçe....

Operohet ish-kryeministri Nano


Ish-kryeministri socialist Fatos Nano i është nënshtruar një operacioni për të vendosur një protezë të pjesshme në këmbë.

Ai kishte pësuar një thyerje në këmbë ndërsa operacionin e ka bërë në një spital privat në Tiranë.

Një vit më parë, Nano qëndroi disa javë në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen pas një ndërlikimi në mushkëri.