Vendosni fjalën kyçe....

Pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Mario Mitaj prezantohet te skuadra arabe


 

Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka ndërruar ambient duke u transferuar nga klubi i Lokomotivës së Moskës drejt gjigantit arab, Al-Ittihad.

Pasi ka përfunduar edhe dy ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë për muajin shtator, tani më mbrojtësi ka udhëtuar drejt Arabisë

Gjatë ditës së sotme ai është pritur nga drejtuesit e klubit si dhe është prezantuar si lojtarit i skuadrës arabe.

21-vjeçari është pritur me lule në duar nga drejtuesit e Al-Ittihad.