Kreu i grupit parlamentar të PD-së e kryeministri Rama kanë ironizuar njëri-tjetrin gjatë interpelancës së kreut të qeverisë lidhur me 816 ton mbetje toksike të nisura nga Porti i Durrësit.
Rama iu drejtua Bardhit duke i thënë se shkonte poshtë dritares së Berishës me kokën lart e gojën hapur për të pritur atë që i hidhet.
“Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e parë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dh këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit e konfuzuar në ekspertizën e tij. Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë. Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty.” – tha Rama.