Deputeti i PD-së Ervin Salianji iu drejtuar kryeministrit Rama në seancë duk thënë se ka kriminalizuar vendin dhe se e ka kthyer atë në bazë të krimit të organizuar dhe trafiqeve ndërkombëtare.
Ai tha se nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë ndërsa shtoi se PD do çojë në SPAK ministrin e Brendshëm.
“Po gjeti një raport që i jam shmangur përballjes me ligjin unë lë mandatin, po ndryshe do duuhet ta bëjë ai.M inistrat e tu të Brendshëm i ke njërin të dënuar, tjetrin do e çojmë ne në SPAK. Rri aty e përballu dhe mos ik si frikacak. Ti jep llogari para krimit të organizuar. E ke kthyer Shqipërinë në bazë të trafikut të drogës siç ta thotë DASH.” – tha Salianji.