Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria t’i kthejë paratë profesionistëve të lirë që e paguan përmes taksës antikushtetuese


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi në Kuvend, një replikë me ministrin e Financave, Petrit Malaj. për Profesionet e Lira.

Tabaku ngriti sërish çështjen për profesionistët të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese që e shpalli këtë taksë si antikushtetuese është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti – taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen. Çfarë ndodh kur një tatimpagues është në borxh me shtetin? Ai paguan gjobat dhe kamatëvonesat. A po merr qeveria përgjegjësinë për shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?”- deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj.