Vendosni fjalën kyçe....

“Telenovelë politike”…”Kreu i këtij aktiviteti është kryeministri” – Rama e Bardhi përplasen për mbetjet toksike


Kryeministri Rama është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD-së Bardhi në interpelancën e kërkuar nga demokratët lidhur me 816 ton mbetje toksike të nisura nga Porti i Durrësit që u kapën në Tajlandë.

Bardhi tha se Porti i Durrësit edhe më herët është përdorur për të nxjerë nga vendi mbetje të rrezikshme drejt Azisë.

“Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe. Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit. Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane.” – tha Bardhi.

Kryeministri Rama e quajti telenovelë politike çështjen e mbetjeve toksike ndërsa theksoi se prokuroria po e heton. Kreu i qeverisë shtoi se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme pasi ato janë agazniar edhe në portet e ndryshme në vendet e BE-së ku nuk kanë  pasur probleme.

“Telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar.Janë vetëm dyshime. S’ka prova e as çertifikime. Por organet tona po hetojnë. A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave publike në çdo deklaratë e dokument të paraqitur nga privatët, është e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme. Pika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e analizëns së mallit nga vendet europian. Në të dyja rastet, eksporti i mallrave, mallrat e deklaruara si okside hidrokside hekuri, janë eksportuar me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontinerike përkatëse. Janë magazinuar përkohësisht në vet e BE ku askush nuk i ka penguar.

Më pas janë lejuar të vijojnë intenerarin. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë. Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik.” – tha Rama.