Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit të parlamentit për Xhaçkën: Shpërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është shqetësuese


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas vendimit të mazhorancës socialiste për të abstenuar dërgimin e çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një deklaratë, ambasada thekson rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, duke bërë thirrje që qeveria dhe institucionet të veprojnë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe Kushtetutën për një sistem demokratik të shëndetshëm.

Reagimi i plotë

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve.

Qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar.