Vendosni fjalën kyçe....

Shirat e rrëmbyeshëm, rrëzohet ura në qytetin gjerman


Kamerat kanë kapur rrëzimin e 100 metrave të një ure në qytetin gjerman të Dresdenit, që u shemb në orët e para të së mërkurës, duke bllokuar rëndë lëizjen  trafikun dhe duke shkëputur tubacionet e ujit, kanë raportuar autoritetet lokale.

Askush nuk u lëndua në incident, megjithëse një tramvaj kaloi mbi urën Carola vetëm disa minuta para shembjes, sipas Bild.

Policia lokale raportoi se oficerët dëgjuan një zhurmë të madhe rreth orës 2:59 të mëngjesit. Në kohën kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, pjesa e urës ishte shembur plotësisht, tha një zëdhënës për median.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë çastin kur ndodhi shembja, i shoqëruar nga një shpërthim i asaj që duket të jetë pluhur dhe avull. Një pjesë e strukturës me një shteg këmbësorësh, korsi për biçikleta dhe dy çifte shinash tramvaji mbi 100 metra të gjata ranë në lumin Elba.

“Përveç kësaj, për shkak të plasjes së dy tubave të mëdhenj të ngrohjes qendrore, ne kemi problemin me furnizimin me ujë të ngrohtë në gjithë kryeqytetin e shtetit të Dresdenit,” tha në një deklaratë më vonë zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve Michael Klahre. Uji deri në 115 gradë Celsius doli nga tubacioni dhe u shpërnda në zonën përreth, raportoi Bild.

Tramvajti dhe lëvizja e makinave është shmangur, njoftoi kompania e transportit komunal DVB në X.

Në qershor, Deutsche Welle paralajmëroi se rreth 5,000 ura autostradash në vend kanë nevojë të menjëhershme për riparim. Në të njëjtin muaj, disa shoqata gjermane të ndërtimit paralajmëruan se shkurtimet e planifikuara të buxhetit federal mund të jenë “fatale” për infrastrukturën e vendit.