Avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani, hodhi poshtë akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në seancën e djeshme në Kuvend se Gjoka kishte ndikuar në emërimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.
Në një deklaratë në dyert e SPAK-ut, Manjani tha se deklarata e Bardhit është e paprecedentë dhe se klienti i tij nuk e ka përdorur aplikacionin Sky ECC.
“Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin. Nuk ka asnjë gjurmë që ta lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ato janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshme, janë përgjime masive që janë marrë në Francë e nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor. Rast i paprecedent ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pellumb Gjoka nuk ka patur Sky.” – tha Manjani.