Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës bastis një bankë serbe e degën e Tesarit të Serbisë në Leposaviq, sekuestrohen shuma të mëdha


Policia e Kosovës ka bastisur një bankë dhe një degë të Thesarit të Serbisë në Leposaviq që dyshohet se bënin pastrim parash dhe financonin veprimtari të jashtëligjshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.

Policia e Kosovës ka bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në Leposaviq.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të gjykatës në Mitrovicë të Veriut.