Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8,000 euro dëmshpërblim Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, pasi pretenduan se ajo ishte transgjinore, duke ndezur thashethemet në internet, shkruan The Guardian.
Gratë kishin postuar një video në YouTube në dhjetor 2021 duke pretenduar se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, gjë që u bë virale vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022 dhe bëri që Macron të paraqiste një ankesë për shpifje.
Postimet e përhapura në mediat sociale pretendonin se Zonja e Parë, dikur Brigitte Trogneux, nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel kishte ndryshuar gjininë dhe kishte marrë atë identitet.
Një gjykatë e Parisit dënoi Amandine Roy dhe Natacha Rey të enjten për të paguar 8,000 euro dëmshpërblim për gruan e presidentit dhe 5,000 euro për vëllain e saj Jean-Michel Trogneux.
Macron, 71 vjeç, nuk mori pjesë në gjyqin në qershor dhe nuk ishte e pranishme për vendimin.
Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, zëvendëspresidentja dhe kandidatja presidenciale e SHBA-së, Kamala Harris, dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern kanë qenë gjithashtu shënjestër për gjininë ose seksualitetin e tyre.