Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e opozitës dhe qëndresa e tyre para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë.
Sipas tij, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa asnjë provë.
“Si ka mundësi në KLSH në raportin e 2019 evidentohet taksa e 3%, dilni dhe jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para. Mbase mund të pyesni Fatmir Xhafën se mund t’ju japë ai përgjigjen. Ku është intelektualizmi në vjedhjen e inceneratorit të Tiranës. Kemi paguar 132 milionë euro dhe Tirana është qyteti më i pisët i Evropës.
Si ka mundësi që ky njeri vjedh qytetin e Tiranës dhe qëndron në zyrë ? Si ka mundësi që kryetari i opozitës për një vepër që akuzohet padrejtësisht pa asnjë provë të ndodhur 20 vite më parë, mbahet në arrest se mund të prishë provat.
Ky është standardi i Altin Dumanit, por unë këtë drejtësi nuk e dua. Dua të ardhmen e këtij vendi. Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vazhdojmë protestën dhe qëndresën”, tha Belind Këlliçi.