Lejimi nga Perëndimi i Ukrainës për përdorimin e armëve në brendësi të territorit rus do ishte luftë e drejpërdrejtë e SHBA-së dhe aletatëve të saj me Rusinë dhe kjo do marrë përgjigjen e duhur, ka paralajmëruar presidenti rus Putin.
Perëndimi i ka dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë, si ‘Storm Shadoës’ dhe ‘ATACMS’, të cilat Kievi i ka përdorur deri tani kundër Krimesë dhe në Donbass. Megjithatë, në ditët e fundit, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë sugjeruar se mund të lejojnë që këto armë të përdoren për të goditur objektiva më thellë në territorin rus.
“Ne nuk po flasim për lejimin apo ndalimin e regjimit të Kievit që të godasë territorin rus”, tha Putin të enjten.
“Ai po e bën këtë tashmë, me mjete ajrore pa pilot dhe mjete të tjera.”
Ukrainës i mungon aftësia për të përdorur sistemet perëndimore me rreze të gjatë veprimi, shtoi Putin, duke vënë në dukje se shënjestrimi për sulme të tilla kërkon inteligjencë nga satelitët e NATO-s.
“Nëse merret ky vendim, nuk do të thotë asgjë më pak se pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane, në konfliktin në Ukrainë”, tha presidenti rus.
“Pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë, natyrisht, ndryshon ndjeshëm thelbin, vetë natyrën e konfliktit.”
Duke pasur parasysh këtë, shtoi Putin, Rusia “do të marrë vendimet e duhura bazuar në kërcënimet me të cilat përballemi”.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy kanë lënë të kuptohet se kufizimet mund të hiqen këtë javë, duke përmendur dërgimin e raketave balistike iraniane në Rusi. Irani ka mohuar dërgimin e ndonjë rakete në Rusi, duke i quajtur akuzat “luftë psikologjike” nga vendet e përfshira në armatosjen e Ukrainës.