Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët votuan kundër Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: U ekzekutua përfundimisht reforma në drejtësi


Gazment Bardhi tha sot se vota e deputetëve socialistë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatine Olta Xhaçkës është ekzekutimipërfundimtar i reformës në drejtësi.

Ai shkruan se puçi kushtetues i Kuvendit nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet demokraci dhe është i denjë vetëm për vendet diktatoriale.

Bardhi shton se shteti persona nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor dhe se nga dje Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim me diktaturat.

“1. Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

2. Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se ER tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë ER refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

3. Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

4. GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor”, shkruan Bardhi.