Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës 52-vjeçari Dedush Gjoni.
Viktima u qëllua me sende të forta e grushte një javë më parë me Cen Selën për pasagjerët në stacionin e furgonëve në lagjen “Vojo Kushi”.
Ai u shtrua në spital në gjendje kome ndërsa është ndarë nga jeta sot. Autori u arrestua ditën e ngjarjes nga policia.