Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, Gjykata merr vendimin për autorin dhe tre bashkëpunëtorët e tij


Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, Altin Kukaj, dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërsa familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve në një seancë gjyqësore nën masa të rrepta sigurie. Të akuzuarit janë Altin Kukaj, së bashku me djemtë e tij, Ervis dhe Emauris Kukaj, dhe Tomori Zykaj, të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj për motive të dobëta.

Në orën 14:00, përpara gjykatës janë paraqitur të akuzuarit si më poshtë:

-Altin Kukaj, 49 vjeç, autor i ngjarjes,
-Ervis Kukaj, 21 vjeç, djali i Altin Kukaj,
-Emauris Kukaj, 18 vjeç, djali tjetër i Altin Kukaj,
-Tomori Zykaj, 67 vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar