Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 24 persona në Tiranë, shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lokaleve të natës


Në kuadër të operacionit “Tempulli 4,” Policia e Tiranës ka arrestuar 24 individë të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Nga këta, 9 ishin arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë kapur ditën e sotme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

– 1.8 kg kokainë
– 18 kg marijuanë
– 350 doza ekstazi dhe LCD
– Aparatet celulare dhe automjetet e të arrestuarve

Grupi kriminal dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në shkolla, klube nate dhe ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për kapjen e 4 personave të tjerë dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Deklarata e plotë: 

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë,  falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit.

Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët, komunitetin e prindërve, nxënësit dhe stafet pedagogjike, se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim edhe me oficerët e sigurisë në shkolla, është e angazhuar maksimalisht për të qënë në krah të stafeve petagogjike për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe normal.