Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në konferencë sulmon Dumanin: Juri Kim ua serviri shqiptarëve si hero


Tre ditë pas thirrjes nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku sulmoi prokurorët dhe mbrojti ‘Fondacionin Fëmijët Shqiptarë’, të drejtuar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Ramën e quajti ‘Padroni vrasës përdhunues hajdut’ i kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sulmoi dhe Dumanin si hajdut, e monstër.

“Hajdut sa hajduti SKAP I partisë prokuroria private e Edi Ramës që Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heroi I fëmijëve por janë monstrat (Përbindësh) e fëmijëve tanë përfshi dhe ato autikë”

Për të zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës jo vetëm paraqesin si krim virtytin e bamirësisë të dëshmuar në mënyrën më transaperente e ligjore. Kanë vendosur në dosje të aktakuzës ndaj Sali Berishës emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë.

Në dosje zbulohet se vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë.

“Argita e Jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën se në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë tarifën e fëmijëve autikë. Ka kontribuar 118 mijë euro. Falenderoj me mirënjohje Abin dhe Argitën se kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë e bamirësinë që ka pasur në kohë vlerësimet më të larta.